'Janë dy të paralizuar!' Shtëpia e të moshuarve përfshihet nga flakët, momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë t'i shpëtojnë

29 Nëntor 2023, 16:31

Report Tv sjell pamjet e momentit të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse për të shpëtuar të moshuarit që ndodheshin në shtëpinë e të moshuarve.

“Janë dy të paralizuar!’ Dëgjohet njëri të thotë ndërsa ambulance afrohet për ti dhënë ndihmën e parë të moshuarve. Ndërkohë një punonjës i zjarrfikëse hipën në katin e dytë për të hequr tendat me qëllim që të mos marrin flakë.

Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit informoi më vonë policia.