Japrak dimri me lakër

1 Shkurt 2023, 12:49

Japrak dimri me lakër, një recetë e shpejtë me shumë shije

30 fletë lakre

1 fç oriz

1 fç vaj ulliri

300 gr mish i grirë

1 tufë spinaq

1 tufë qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 tufë koper

1 tufë nenexhik

2 gota ujë

Kripë, piper

Lajmë perimet dhe i grijmë. Në ujë të vluar zhysim gjethet e lakrës për pak minuta. Përbërësit që i kemi grirë hollë i përziejmë bashkë me erëzat dhe vaj ulliri duke i shtypur me dorë. Mishin e grirë e kaurdisim në tigan së bashku me orizin dhe piperin e zi, shtojmë perimet e marinuara dhe me këtë masë mbushim fletët e lakrës. Poshtë tenxheres vendosim 2-3 gjethe dhe më pas rendisim japrakët. Shtojmë ujë të vluar me kripë dhe një pjatë sipër japrakëve dhe i lemë të ziejmë në zjarr të avashtë.