Java e fundit në Presidencë e Ilir Metës! Presidenti opozitar, bëri fushata dhe dha pafund dekorata! Lë zyrën më 24 korrik, të hënën e presin në LSI

18 Korrik 2022, 16:31

Për Ilir Metën kjo do të jetë java e fundit në krye të shtetit. Presidenti i pazakontë për shkak të se ishte i vetmi që mori pjesë në fushata elektorale, kreu i shtetit i përplasjeve me qeverinë, dhënies së dekoratave të shumta lë të dielën zyrën e Presidencës për t’iu rikthyer politikës aktive. Vendin e tij e zë ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj.