Java Franceze e Kulturës/ Veprat e skulptorit të njohur francez, Richard Orlinski ekspozohen te Piramida, Veliaj: Në finale mbeten punët, jo fjalët

13 Maj, 17:10

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare vjen sot në kryeqytet me hapjen e Javës së Kulturës Franceze. Në mjediset e Piramidës në kryeqytet u çel ekspozita me veprat e skulptorit të mirënjohur francez, Richard Orlinski. Të pranishëm në hapjen e saj ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard