Jetoi tre vite në Luhansk, ish-futbollisti Parid Xhihani hap derën për miqtë e tij në Ukrainë: Kam kontaktuar me 3 shokët e mi, janë të shokuar! Do t'i pres në Shqipëri

25 Shkurt 2022, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2022-02-25 13:14:58

Parid Xhihani ish-futbollist shqiptar, i cili ka jetuar dhe luajtur me ekipin Zorya Luhansk, për 3 vite në Luhansk në Ukrainë, rajonin ku nisi konflikti me Rusinë, thotë se ka hapur dyert për miqtë e tij në Ukrainë. Xhihani tha se ka kontaktuar me 3 miqtë e tij në Ukrainë, për të cilët ka hapur dyert e shtëpisë në Shqipëri dhe tha se nëse ato do të kalojnë kufirin në Poloni do të strehohen tek ai.