‘Jetonte 100 metra larg vendit të ngjarjes’, banori i lagjes ‘16 prilli’ për vrasjen e 41 vjeçarit në Fier: Dola me vrap sapo dëgjova të shtënat

7 Dhjetor 2023, 12:01

Një prej banorëve të lagjes “16 prilli” në Fier ka folur për mediat pas vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në Fier. Ai tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë.

Ndërsa zbulon se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”- u shpreh banori.