Jo peshk po breshka! ‘Carreta- Carreta’ bie në rrjetën e peshkatarëve në Radhimë

15 Shkurt 2022, 12:15 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 12:15

Një breshkë e llojit Careta careta ka rënë sot paradite në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

Kjo lloj breshke tashme është bërë e zakonshme që kapet nga peshkatarët dhe kjo ka bërë që ata të ndërgjegjësohen për këtë lloj specie, ta ruajnë dhe të kujdesen për të. Breshka do të trajtohet nga specialistët dhe pasi të matrikullohet do hidhet sërish në det.

r.k./Shqiptarja.com