Joe Biden uron me një videomesazh shqiptarët: Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me Shqipërinë për rrugën drejt BE

28 Korrik 2022, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2022-07-28 13:51:22

President i SHBA-ve Joe Biden ka uruar shqiptarët përmes një videomesazhi në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet.

'Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam i lumtur për bashkëpunimin tonë.Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falenderoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikpritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhmen e fëmijëve tanë,'- tha Biden.

  •