Ka surpriza në Fier, në garë për mandat Nisma Thurje dhe partia e Topallit! PS dhe PD rritje krahasuar me sondazhin e kaluar

18 Prill 2021, 23:31

Fieri është një prej qarqeve të mëdha në vend, ku nuk janë vetëm 2 apo 3 forca politike në garë për mandat. Në Fier kanë shanse për të marrë një mandat edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit si edhe Nisma Thurje. PS ka njohur një rritje në qarkun e Fierit krahasuar me sondazhin 7 prillit të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Referuar të dhënave, PS merr 50-54% të votave nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa në sondazhin e kaluar merrte 49-53%. Sa i përket Partisë Demokratike, edhe ajo ka pësuar një rritje nga 33-37% që ishte sondazhin e kaluar në 34-38% në sondazhin e ditës së sotme. LSI mbetet në të njëjta kuota, që merr nga 2-6% të votave ose e përkthyer në mandate llogaritet deri në 2 karrige në parlament.

  •