Kalimi i shërbimeve publike online ka reduktuar numrin e zyrave të gjendjes civile. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha sot se në vend do të jenë të hapura vetëm 150 sportele, nga nga 390 që ishin.
“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm onlinë. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online", tha ai.