‘Kam qarë aq shumë, sa nuk kam më lot’, familja shqiptare në SHBA po përballet me dëbimin

18 Mars 2021, 20:17

Numërimi mbrapsht ka filluar për një familje shqiptare e cila jeton në Larchmont, pasi po përballet me rrezikun e dëbimit nga SHBA. Arjeta ka shkuar në SHBA në vitin 2014, me vize studentore, ndërsa bashkëshorti saj filloi një biznes i cili i ka mundësuar të qëndrojnë , përmes një vize të rinovueshme çdo dy vjet. Çështja e dëbimit u ngrit pas një vizite të çiftit në Shqipëri për të rinovuar pasaportat e tyre të cilat skadonin për gjashtë muaj. Në prill të vitit 2020 ata rinovuan pasaportat e tyre por ajo çka nuk kishin vënë re ishte fakti se ata duhet të rinovonin vizën gjithashtu. Sipas çiftit ata përpiluan një kërkesë për rinovimin e vizës por ajo nuk u pranua me argumentin se nuk u bë në përputhje me legjislacionit vendas.