Kamerat Onboard kapin mat shoferët e rrezikshëm! Kalojnë semaforin me të kuqe! Babai i dehur në timon mban foshnjën në prehër

13 Dhjetor 2021, 11:02 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:02

Report Tv sjell pamjet ekskluzive se si kalohet me të kuqe në semaforët e Tiranës, se si prindi i papërgjegjshëm i dehur mban në timon foshnjën dhe ndjekia aksion kur i riu i ikën policisë pasi ishte pa patentë.

Edhe pse prej disa kohësh kanë nisur kontrollet makina inteligjente, shkelësit e rrugës vazhdojnë të sfidojnë rregullat. Në këto pamje duket se si mjeti tip 'Benz' futet me të kuqe në kryqëzimin e '21 dhjetorit' aty ku pak javë më parë humbën jetën dy persona nga shkelja e semaforit.

r.k./Shqiptarja.com