Denoncimi në polici i një gruaje se kishte rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banon, nuk i ka bindur efektivët e policisë, të cilët pas hetimeve zbuluan në fakt se ajo ishte dhunuar nga bashkëjetuesi i saj që më tej e kishte hedhur nga ballkoni.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Kamëz. Të dy, gruaja dhe burri 62 vjeçar Dilaver Idrizi, e raportuan ngjarjen në polici si aksidentale, ndërsa gruaja mori dëmtime të shumta.
















