Kanabisi gati për shitje dhe i futur në valixhe, arrestohet 31-vjeçari në Fier

23 Tetor, 10:21 | Përditesimi: 23 Tetor, 10:21

I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, teksa policia e gjeti të futur në valixhe.

3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë, janë sekuestruar.

r.k./Shqiptarja.com