Kanë ecur në gjurmët e prindërve, njihuni personazhet që trashëgojnë sot profesionin nga familja (23 maj 2023)

24 Maj 2023, 07:22 | Përditesimi i fundit: 2023-05-24 07:32:12

Sot në Esencë ndanë një pjesë të kujtimeve të fëmijërisë dhe të gjurmëve të rëndësishme që të parët e tyre kanë lënë në jetë, si modeli ideal për t’u ndjekur e për të bërë më të mirën në punët e tyre. Lambert Jorganxhi, ardhur nga një familje artistësh, nipi i Rozmari e Zhuljana Jorganxhi. Djali i digjentit e kompozitorit të mirënjohur Rikardo Jorganxhi. Shefja e kushinës së emisionit “Rreze Dielli” Albana Mançja na tregon rrugëtimet e saj të gjata në jetë ku shpesh i është dashur të provojë punë të ndryshme, herë nga nevoja e herë nga dëshira për të provuar veten. Renato Kurti, djali i ish-kampionit të Boxit, legjendës së sportit Skender Kurti I cili ndërrojë jetë pak kohë më pare nga Corona Virus, tregon plot mall e krenari punën e të atit dhe gjithë rrugetimin të cilin ai vetë ka ndjekur si modeli me I mire për të drejt rrugës së sportit. Ajo mban emrin Elita e jo rastësisht, por si emri i grupit legjendar “Elita 5”. Elita Ziberi, e bija e vokalistit të grupit “Elita 5” tregon se që fëmijë endrra e saj ishte skena, kënga, publiku dhe ajo që babai i saj ka berë e vazhdon të bejë plot pasion.