Kaos në Rrugën e Arbrit, 200 makina disa orë të bllokuara! kompania bllokoi lëvizjen: Hapet zyrtarisht më 29 nëntor

28 Nëntor 2021, 18:48

Janë pamjet e më shumë se 200 makinave që u bllokuan një ditë më parë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit, aks që lidh lidh Zall-Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.

Pavarësisht se nga rrjetet sociale kompania që ndërtoi rrugën njoftoi se ajo do të ishte e paaksesueshme deri në datën 29 nëntor, shumë qytetarë nuk kanë qenë në dijeni.  Në datën 23 nëntor kompania “Gjoka Konstruksion” njoftoi në Facebook se nuk do të lejohej lëvizja deri në hapjen zyrtare.