I shpallur në kërkim për vrasje më dashje, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër, i gjendet dhe pistoletë! Sekuestrohen edhe 80 kg kanabis
Luverdo Kola, 30 vjeç, banues të Shkodër është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.













