Kapet në mes të Stambollit shqiptarja , tentoi të kalonte flori pa dokumente në aeroport

12 Shkurt 2022, 10:44 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 14:13

Një grua shqiptare e identifikuar si Fatime Reçi është arrestuar nga policia turke pasi është kapur duke kaluar kontrabandë, flori, orë dorësh të shtrenjta dhe monedha të ndryshme floriri. Por ajo që ka shkaktuar më shumë habi te policia e aeroportit të Stambollit ka qenë vendi ku i kishte fshehur gruaja. Reçi i kishte fshehur të gjitha sendet me vlerë në një çantë të vendosur rreth barkut që të dukej në formën e kërthizës.

r.k./Shqiptarja.com