Katera Gjikoka: Takim me babanë pas 48 vitesh

1 Prill 2021, 21:01

Katera, sot 72 vjeçe, ishte foshnje, 6 muajshe, kur i ati, Laze Thanas Gjikokaj, u arratis bashkë me një grup burrash me nëndetëse nga Dhërmiu drejt Greqisë, në vitin 1949. Prej asaj dite Katera e pa të atin vetëm në fotografi. Shumë vite më vonë, fati do ta lidhte me Seferin, djalin e Maliq Koshenës, mik i babait të saj. Të dy, Katera dhe Seferi, do vuanin gjithë jetën e tyre pasojat e urrejtjes që regjimi ushqente ndaj dy baballarëve të tyre. Seferi, nuk e pa më kurrë të atin, të cilin në rrethana të mistershme ia pushkatuan dhe s'ia gjetën kurrë eshtrat, ndërsa Katera do të mund ta takonte të atin pas afro gjysëm shekulli. Ishte një takim shumë i dhimbshëm. As fëmijët nuk e njohën të atin, ai ai nuk i njohu fëmijët....