Këlliçi: Opozita po mendon të shkojë në zgjedhje me më shumë se 2 lista!

19 Tetor 2020, 22:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 22:51:08

Opozita po diskuton që në zgjedhjet e 25 prillit të shkojë me 2 ose me më shumë lista kandidatësh! Një fakt i tillë është konfirmuar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, (FRPD), Belind Këlliçi. I ftuar në studion e Report TV, në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Këlliçi tha se vjen si detyrim për shkak të ndryshimeve të njëanshme siç i quan ai, të Kodit Zgjedhor.