'Kemi ardhur nga Lugina e Preshevës dhe Gjermania', tifozët e Florian Markut

26 Gusht 2022, 10:58

Parashikimet ishin që Miguel Parra të mos rezistonte deri në raundin e pestë, por meksikani jo vetëm që luftoi deri në fund, por pati frikë se edhe mund ta mposhte boksierin Marku para shqiptarëve. Mirëpo kjo frikë nuk ezkistoi te Floriani, i cili në raundin e fundit bombardoi me grushte kundërshtarin, duke bërë që ‘Air Albania’ të shpërthente në ovacione.