Kërcënimi i Metës ndaj gazetarit Doçi, Yzeiri: Janë thirrje të dëshpëruara, e ka humbur kontrollin

27 Tetor 2020, 22:47

Thirrje patetike të një njeriu të dëshpëruar".

Kështu i ka quajtur analisti Ilir Yzeiri "kërcënimet" e Metës për ndalimin e gazetarit Adriatik Doçi, pasi i zbuloi skandalin me nënshtetësitë.

"Gjuha e shthurur politike është bërë normë. Sa i takon marrëdhënies së medias me politikanë ka patur një etikë të kujdesshme për ta respektuar insstitucionin e medias. Kjo që po bën Meta është e padëgjuar më parë, fyerja nuk mund të bëhet as midis shokësh. Është një reagim i dëshpërur. Çfarë ka thënë Adriatik Doçi, thjesht ka nxjerrë dokumentat. Ato janë thirrje patetike të dëshpëruara të një njeriu që e ka humbur kontrollin. Ai i ka dhënë pasaportën një krimineli të dënuar me formë të prerë. Presidenti ka shkelur ligjin dhe për këtë është shqetësuar dhe Këshilli Kombëtar", tha Yzeiri.