Kërcënonte Gjirokastrën dhe Lazaratin, shuhet plotësisht zjarri që po vinte nga Delvina!

13 Gusht, 21:13 | Përditesimi: 13 Gusht, 21:13

Shuhet dhe vihet nën kontroll zjarri i rrezikshëm që kërcënonte Lazaratin dhe qytetin e Gjirokastrës.

Vatra që po zgjerohej nga Delvina për në drejtim të qytetit të gurtë mësohet se është fikur plotësisht nga forcat operacionale në terren dhe ato nga ajri.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase, informon se flakët që po shkonin drejt Lazaratit janë fikur plotësisht falë ndërhyrjes së MZSH Gjirokastër, të ndihmuar edhe nga disa banorë të fshatit.

r.k./Shqiptarja.com