Kërkesa e avokatëve të Berishës për të shtyrë mbledhjen, Çuçi dhe Bushka: S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë

18 Dhjetor 2023, 12:43

Bledi Çuçi nga radhët e Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë të një mase arresti ndaj tij. Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.