Kërkesa e drejtuesve të GJKKO dhe SPAK për mbrojtje, 70 gardistë më shumë për të ruajtur gjyqtarët e prokurorët! Masa edhe për sigurinë e familjarëve

29 Dhjetor 2023, 16:22

Prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm tashmë nuk do të kërkojnë vetëm vetë mbrojtje, por këtë do të mund ta kërkojnë edhe drejtuesit. Me ndryshimet e reja, masa shtesë merren edhe për familjarët dhe në rastet kur kërkohet nga ana e tyre për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e Republikës e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë.