Një 20-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Ai akuzohet nga drejtësia e Britanisë së Madhe për vrasje në maj të 2021, por nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja.
Pas vrasjes në Angli, Gledis Mehalla u largua drejt Shqipërisë dhe për këtë u shpall një urdhër ndërkombëtar arresti.















