Kërkoi 'pezullimin' e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha

23 Shkurt, 17:52 | Përditesimi: 23 Shkurt, 17:52

Gjykata Administrative i rrëzoi aktores Anila Bisha kërkesën për sigurim padie për pezullimin e ministres virtuale “Diella” që ka zërin dhe imazhin e saj. Pala paditëse pretendoi se kontrata ishte vetëm për asistente virtuale, por ajo është shkelur. Tashmë pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi.

A.M/Shqiptarja.com