Kërkon një mandat në zgjedhje, Rigerta Loku: Te 'Nisma Thurje' trokita unë! Diplomën e 'La Sapienzas' sot e kësaj dite s'ma ka parë askush

30 Nëntor 2020, 22:29

Fermerja Gerta Loku e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka folur për palnin e saj por gjithashtu ka treguar edhe se si është bërë pjesë e "Nismës Thurje".

Loku tha se ka qenë ajo që ka "trokitur" te "Nisma Thurje" pjesë e të cilës është edhe deputetja Rudina Hajdari. Më tej tregon se kur vendosi të futet aktivisht në politikë ka bërë dhe një itinerar  i cili  e dërgoi te kjo parti.