251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë votuar pro propozimit të kryesisë së PD-së për shkarkimit të anëtarëve të kryesisë ‘Berishiane’.
Anëtarët kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimit, Albana Vokshit, Oerd Bylukbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia.