Kim: Krimi i organizuar dhe korrupsioni shtrembërojnë drejtësinë! Të rritet transparenca e institucioneve

24 Nëntor 2021, 10:32 | Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 10:32

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se institucionet e pavarura, rritja e transparencës dhe financimi i një force policore të pavarur do të ndihmojnë që të rrisë besimin e qytetarëve jo vetëm te policia por edhe tek drejtësia. Kim tha se me pastrimin e sistemin gjyqësor, proces që ende vijon, ka nisur të jap efektin se pandëshkueshmëria nuk ekziston, ndërsa shtroi se policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe të mos shkurajohen nga krimi i organizuar.

 

r.k./Shqiptarja.com