Kim takim me Gjonajn dhe Tabakun në Kuvend, në fokus të bisedës integrimi i Shqipërisë në BE

27 Shtator 2022, 18:13

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot takime në Kryesinë e Kuvendit me deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe me socialisten Etilda Gjonaj. Takimet u zhvilluan të veçanta, ndërsa fokusi i tyre ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.