Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi

7 Korrik 2021, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2021-07-07 15:00:40

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhjen e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata'. Në këtë luftë, Kim thekson se duhet një bashkëpunim mes të gjithave institucioneve pasi tashmë janë funksionale, edhe pse pranoi që sistemi i drejtësisë është jo në majën e performancës së tyre. 

Që sistemi i drejtësisë funksionon dhe po jep rezultati, Kim u kujdes që të sillte në vëmendje arrestimin e djeshëm të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Për kreun e SPAK, Arben Kraja, institucioni që ndërmori operacionin e djeshëm në Lushnje, por jo vetëm, ky është vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin.