Kishin kthyer banesën në fermë kanabisi në Shkodër, arrestohet një 42-vjeçare, në kërkim bashkëshorti i saj! Sekuestrohen 139 kg kanabis e disa fidanë

3 Dhjetor 2021, 10:03 | Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 10:03

139 kg kanabis janë sekuestruar në Shkodër, të cilat kultivoheshin në vazë, brenda një ambienti të përshtatur për rritjen e kanabisit. Në pranga është vënë M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër

r.k./Shqiptarja.com