Kishin mbjellë filiza kanabisi, arrestohen tre anëtarët e një familjeje në Malësi të Madhe! Shpallet në kërkim 52-vjeçari

1 Prill, 12:13 | Përditesimi: 1 Prill, 12:13

Në fshatin Bajzë, u gjet një numër i konsiderueshëm filizash kanabisi që çuan në arrestimin e tre personave nga një familje, të moshave 23, 26 dhe 29 vjeç. Në fshatin Gruemirë Çezme, për të njëjtin aktivitet u shpall në kërkim një 52-vjeçar, ndërsa një 41-vjeçare dhe një 75-vjeçare janë proceduar.

A.M/Shqiptarja.com