Kishin shndërruar lokalin në ‘kazino’, arrestohet pronari dhe punëtori në Dibër! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike

10 Shkurt 2022, 09:10 | Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 09:10

Policia e Dibrës ka arrestuar pronarin dhe punëtorin e një lokali, pasi e kishin shndërruar atë në “kazino”.

Pronari Shpëtim Tafçiu 55 vjeç dhe punëtori Fatjon Zeqa 54 vjeç, u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në Maqellarë u gjetën 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojëra fati.

r.k./Shqiptarja.com