Kishte kthyer apartamentin në ‘fermë kanabisi’, shpallet në kërkim një person në Durrës

15 Dhjetor 2021, 08:21 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 16:16

Islam Alija, është shpallur në kërkim nga policia, pasi kishte marrë një apartament me qira në Durrës, të cilin e kishte përshtatur për të kultivuar kanabis. Gjatë kontrollit në një banesë në lagjen nr.13, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

r.k./Shqiptarja.com