Kishte magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, gjobitet me 4 milionë lekë kompania ‘Albchrome’ në Elbasan! I pezullohet përkohësisht aktiviteti

28 Maj, 09:11 | Përditesimi: 28 Maj, 09:11

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4,000,000 lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj.

Gjatë inspektimit, u konstatua se “Albchrome” kishte magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.

Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.

A.A/Shqiptarja.com