Mjeku Sallabanda: Masat e marra nga Shqipëria, korrekte! Edhe izolimi i pjesshëm i qyteteve i saktë

11 Nëntor 2020, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2020-11-11 23:05:47

Mjeku Kita Sallabanda, i ftuar në emisionin Repolitix, neurokirurgu Kita Sallabanda deklaroi se masat e marra nga qeveria shqiptare janë korrekte. Duke bërë një krahasim me Spanjën, ku ai qëndron, mjeku tha se edhe izolimi i pjesshëm i qyteteve është shumë efektiv.

"Janë korrekte. Këtu në Spanjë ka shumë qytete që janë izoluar. Këto masa të marra nga qeveria shqiptare është korrekte për të parandaluar grumbullimet. Mund të merren edhe masa të tjera. Ne kemi filluar të kemi rezultatet e para këtu në Spanjë nga izolimi selektiv. Përveç sensibilizimit të qytetarëve, policia bën dhe patrullime në këto zona ku nuk lejohet lëvizja"

  •