KLSH tha se KESH përshkallëzoi krizën dhe keqmenaxhoi kaskadën e Drinit, zv.ministri i Energjisë: Raport i pasaktë! Kemi bërë një punë të mirë

22 Mars 2023, 19:49

TIRANË-Pas raportit të KLSH të publikuar në Shqiptarja.com 2 ditë më parë, ku thuhet se keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit nga KESH ka përkeqësuar krizën energjetike, ka ardhur edhe reagimi i  zv.ministrit të Energjisë, Ilir Bejtja i cili është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejtja tha se ky raport i KLSH nuk qëndron, ku thekson se është i pasaktë.