Kodi Penal, ç'janë këta SERVILA politik! DEBATE në studio, 'kleçkat' që sjellin paqartës| Pjesa 2

29 Shtator, 23:18 | Përditesimi: 29 Shtator, 23:18

Debati mbi Kodin e ri Penal ndezi studion televizive, ku juristë, analistë dhe politikanë shprehën shqetësimet e tyre për “kleçkat” problematike që përmban drafti. Një nga pikat më të diskutuara ishte fakti se tentativa dënohet njësoj si krimi i kryer, gjë që u cilësua absurde nga ekspertët e drejtësisë. Përplasja më e fortë ndodhi mes analistëve Babaramo dhe Spahiu, të cilët debatuan për fenomenin e vrasjeve në Shqipëri, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të shihet si “delja e zezë” e Europës.

r.k./Shqiptarja.com