Koha e protestës, i ftuar Shpëtim Idrizi

26 Dhjetor 2018, 15:30

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ u shpreh se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të gjetur një zgjidhje politike. “Mendoj se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme për të mos i lodhur shqiptarët dy herë. Pse jo për efekt të kostos, bashkë me zgjedhjet lokale”. Ai deklaroi se opozita duhet të jetë më e qartë në ofertën e saj, ndërsa shtoi se në momentin që mbaroi ultimatumi i studentëve për qeverinë, duhet të dilte me një qëndrim të fortë.

“Njerëzit që u është vrarë dhe fyer dinjiteti do të vinte një ditë që do të reagonin. Reagimi i studentëve, ishte i të gjithë shoqërisë shqiptare. Studentët janë pjesa më e lirë. Lëvizjet më të mëdha kanë ardhur nga studentët, që kanë përmbysur regjime. Ishte një surprizë e këndshme. Ligji për arsimin e lartë solli tollovi dhe nuk funksionon. Kërkesat e tyre ekonomike janë reflektim e gjendjes së tyre ekonomike. Kjo qeveri ka ikur në drejtim të paditur, nuk ka asnjë lloj ideje për ekonominë. Shqiptarët duan që të ikin nga ky vend. Shqiptarët paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa. Merri zbatoji ato tetë pikat direkt, anulo edhe ligjin e arsimit të lartë. Ne ishim pjesë e shumicës atëherë, por nuk e votuam atë ligj.