Komisioneri Publik ankimoi vendimin, KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

15 Shkurt 2022, 10:41 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 10:41

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën.

Jella u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se nuk arrin nivelin e duhur të besueshëmrisë, por në fund u tërhoq nga kërkesa për shkarkim pas provave që solli prokurorja.

r.k./Shqiptarja.com