Komisionerja për emigrimin, Ylva Johansson: Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët 'nuk shkel ligjin e BE-së

15 Nëntor 2023, 17:50

Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin.