Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, Baçi i Rithemelimit: Nuk e njohim, do të dështojnë! Opozita përfaqësohet me të zgjedhurit e Ramës

9 Qershor 2022, 23:05

Rithemelimi është kundër Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, pasi sipas deputet Luan Baçi anëtarët e tyre nuk përfaqësojnë opozitën, por janë një grup deputetësh në shërbim të Edi Ramës. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Baçi tregoi hapur votën e tij, e cila ka shkuar kundër këtyre komisioneve.