Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i kthehet normalitetit, miratohet plani hetimor! PS: Të shtrijmë hetimin për sterilizimin prej vitit 2009, opozita kundër

17 Maj, 16:41

Pas javësh të tëra ngërç, Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca u rikthyen bashkë me deputetët e tyre në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Teksa kaluan planin hetimor dhe kërkesat për informacion, e vetmja pikë që shkaktoi debat ishte kërkesa e PS për ta nisur hetimin prej 2009. Pas replikave të opozitës, kjo pikë u shty për mbledhjen e radhës.