Komisioni Hetimor inspekton Inceneratorin e Fierit, drejtori: Depozitohen 130 tonë mbetje çdo ditë, shumë shpejt fillojmë punën! PD: Objekti nuk është funksional! PS: U provua se nuk është fantazmë

8 Shkurt 2022, 18:16 | Përditesimi i fundit: 2022-02-08 19:41:18

Përfaqësuesit e maxhorancës dhe të opozitës nga Komisioni Hetimor kanë zbritur në terren për të inspektuar inceneratorin e Fierit. Nënkryetarja e komisionit, Dhurata Çupi nga PD deklaroi se objekti nuk është funksional, ku sipas saj puna duhet të kishte nisur që në vitin 2019.