Edhe pse mbledhja e disatë e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët e opozitës dhe mazhorancës ende nuk e kanë ndarë mendjen për çështje procedurale, që i merr debatet më të shumta në komision. Edhe në këtë mbledhje të sotme ka pasur akuza dhe kundërakuza mes deputetëve të PD dhe PS, shoqëruar me ironi, duke e bërë gati të pamundur punën normale.
Një letër e çuar nga kryetari i Komisionit, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, për institucionet ku kërkonte informacion dhe i kujtonte dënimin që vjen nga ligji nëse kjo nuk bëhej, u bë sebepi , që PS të kërkonte që çdo shkresë në emër të komisionit të firmoset edhe nga sekretari që i përket socialistëve.



















