Komisioni hetimor ‘TIMS’! Balla e Rumbullaku dëshmojnë me dyer të mbyllura

16 Maj, 13:56

Ka zgjatur deri në mesnatën e 15 majit mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ku ishin thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Ky i fundit i shoqëruar nga policia la banesën ku prej 10 prillit ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe mbërriti në kryesi rreth orës 23:30.

Balla dhe Muça dhanë dëshmi me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar që ata kishin ndërkohë drejtori i policisë dha një pjesë të dëshmisë me dyer të hapura ndërsa për të dhëna që konsideroheshin si informacion sekret rezervoi të mos fliste. 

Për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor u dakordësua që të tre të thirreshin edhe një herë më 28 maj pasi të jenë pajisur me