Komisioni i Jashtëm miraton marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë! S'aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të marrëveshjes

19 Janar 2022, 22:11

Marrëveshja e firmosur në 4 tetor të vitit të kaluar në Madrid mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij spanjoll për ekstradimin e ndërsjellë të të arrestuarve është miratuar edhe në komisionin parlamentar të politikes së Jashtme. Miratimi i saj i hap rrugën ekstradimit reciprok mes dy shteteve.