Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Rama kërcënoi SPAK! Manja: Kërkoi që një institucion i drejtësisë të bëjë punën, nuk është shkelje

13 Maj 2022, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2022-05-13 15:03:31

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama si “dhunuesin” kryesor të drejtësisë, pasi sipas tij ka folur me tone kërcënuese ndaj SPAK, duke e “detyruar” të hetojnë kundërshtarët e tij politik.

Gjatë fjalës së tij ka kritikuar gjithashtu faktin që rekomandimet e bëra nuk janë plotësuar me përpikmëri nga prokuroritë, ndërsa shtoi se Manja nuk e ka monitoruar punën siç duhet.

    No videos found.